×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi siguron ulësen në Kuvend, merr mbi 60 mijë vota

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 10:59

    Në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, numri katër ishte rezervuar për të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës, Vasfije Krasniqi Goodman.


    Krasniqi Goodman ka arritur që të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi që mori votat e 60 mijë e 885 qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

    Pak ditë pas zgjedhjeve, Krasniqi Goodman përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pati thënë se se ka marrë mijëra mesazhe që e nxisin dhe e urojnë për të qenë zëri i atyre që përjetuan të njëjtën fatkeqësi si Krasniqi duke nënkuptuar se ka fituar votat për të qenë deputete.

    E kjo u konfirmua të enjten kur edhe u publikua lista e plotë e kandidatëve për deputetë të Vetëvendosjes të cilët kanë arritur që të fitojnë besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë.

    Vasfije Krasniqi-Goodman, është gruaja e parë në Kosovë që tregoi hapur se ishte përdhunuar gjatë luftës.

    Ajo vazhdimisht ka bërë bërë thirrje që autorët e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës të përballen me drejtësinë.

    Për krimet e luftës dhe përjetimet e saj, Vasfije Krasniqi kishte rrëfyer edhe në Kongresin Amerikan. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!