×
  • Lajme
  • Lajme

    Vasfije Krasniqi u kërkon krerëve të shtetit që lulëkuqja me katër petalet të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 19:39

    Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Vasfije Krasniqi – Goodman, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, iu kërkoi që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

    Krasniqi-Goodman, e cila ishte njëra nga viktimat që ka denoncuar publikisht dhunën seksuale, tha se arsyetimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, është i duhur, duke kërkuar nga krerët e shtetit që ta përkrahin këtë iniciativë.

    “Dita ditës njerëzve u bëhet e qartë se plani i Serbisë për gjenocid në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb dhe për realizimin e këtij qëllimi ata vranë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë, dëbuan nga vatrat e tyre mbi një milion shqiptarë dhe shkatërruan mbi 100 mijë shtëpi, objekte arsimore, monumente kulturore dhe historike që lidhen me identitetin e shqiptarëve”, shkroi Krasniqi – Goodman.

    Ndryshe, Krasniqi – Goodman nuk është më pjesë e kuvendit, pasi e njëjta ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

    Postimi i saj:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!