×
  • Lajme
  • Lajme

    Vatra dhe shqiptaro-amerikanët kundër Asociacionit një etnik në Kosovë

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 10:43

    Federata pan-shqiptare në Amerikë Vatra është shprehur kundër Asociacionit një etnik në Kosovë.


    Në reagimin e kësaj Federate thuhet se janë të shqetësuar me tezën se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Për çdo shqiptar kjo tezë është e papranueshme. Rrugëtimi i Kosovës drejtë paqes, zhvillimit e lirisë ka qenë i mundishmëm.

    Gjatë periudhës 20 vjeçare janë dhënë mendime të caktuara dhe qëndrime të ndryshme rreth zhvillime në Kosovën e pasluftës.

    Ka pasur edhe shtete etnike që kanë dhënë opinionet e tyre rreth bisedimeve intensive mes Kosovës e Serbisë dhe integrimin e Kosovës në familjen e madhe evropiane.

    Të gjitha këto mendime rreth zhvillimit të shtetit të ri të Kosovës janë mirëpritur çdo herë nga lidershipi shqiptar në Prishtinë dhe Tiranë”.

    “Deklaratat nga Uashingtoni zyrtar janë përshëndetur e pranuar nga shqiptaro-amerikanët. Federata VATRA dhe shqiptaro-amerikanët kanë qenë gjithmonë në mbështetje të politikave të Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. VATRA dhe shqiptaro-amerikanët e kanë bërë të qartë se asnjëherë nuk do të lejohet që të kemi një ‘Bosnje’ të dytë apo ‘mini Serbi’ në Kosovë. Ky është dhe mendim i shumicës absolute dhe i miqve pro shqiptar në Shtëpinë e Bardhë, Kongres, Senat dhe Departamentin e Shtetit dhe institucione të tjera të shtetit amerikan. Ne do t’i themi gjithmonë JO një minishteti serb në Kosovën e re që synon të integrohet në BE dhe të qëndrojë në miqësi të përjetshme me SHBA”.

    Vatra thekson se Kosova nuk mund të ketë Asociacion mbi baza etnike.

    “Kosova nuk mund të themelojë asnjë Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e vendit dhe aspiratat e popullit shqiptar në Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!