×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë gërmimet për zhvarrosjen e mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 16:42

    Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se po vazhdojnë gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998 dhe 1999 në Kosovë.


    Sipas komunikatës për medie, edhe sot përfaqësues të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

    “Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-‘99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në komunikatë.

    Kurse, ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës, në emër të Delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!