×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë përleshjet fizike në procesin zgjedhor të LDK-së, këtë herë edhe në Podujevë

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 18:41

    Kanë vazhduar edhe sot përplasjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Përderisa parashihej që këtë pasdite të zhvillohej procesi zgjedhor në degën e LDK-së në Podujevë, saktësisht në shkollën ‘Ibrahim Rugova’ një gjë e tillë nuk u arrit për shkak të përplasjeve që ndodhën aty.

    Sipas burimeve të Indeksonline, procesi zgjedhor ka mbetur në gjysmë pasi filluan mosmarrëveshjet e që më pas vazhduan edhe me përleshje fizike.

    Përleshjet fizike kanë qenë aktive thuajse në çdo degë e nëndegë të LDK-së në këtë proces zgjedhor i cili po del të jetë shumë i dëmshëm për një nga partitë më të mëdha në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!