×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon aksioni “Brezovica”: Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre persona të tjerë

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 11:58

    Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre persona të tjerë janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, si të dyshuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me rastin “Brezovica”, shkruan Reporteri.net.

    Prokuroria ka njoftuar se personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

    “Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celular, laptop dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në njoftim.

    Në aksionet e mëparshme në rastin e ashtuquajtur “Brezovica”, deri më tani janë ishin arrestuar 26 të dyshuar, prej të cilëve 4 janë liruar në procedurë të rregullt dhe 19 prej tyre iu është caktuar masa e paraburgimit, kurse u janë bllokuar afër 6 milionë euro. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!