Vazhdon aksioni: Policia arreston edhe 8 kosovarë e 2 shqiptarë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e nisur në mëngjes edhe në pikën doganore me Shqipërinë, duke arretuar tetë persona.


Sipas Prokurorisë së Prizrenit, të arrestuarit janë katër doganierë dhe katër kontrabandistë, shkruan Reporteri.net.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor duke përdorur teknikat speciale të hetimit dhe vëzhgimit, ka arritur që me datë  27.05.2019  t’i arrestoj katër (4) zyrtarë doganor të Pikës Doganore në Vërmicë – Prizren dhe katër (4) qytetarë”, thuhet në komunikatën e Prorkurorisë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se dy nga të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe të tjerët shtetas kosovarë.

“Zyrtarët doganor me inicialet H.D., B.M., D.H., dhe A.Z., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Ndërsa, katër të dyshuarit tjerë, dy prej tyre shtetas të Republikës së Shqipërisë, me inicialet M.A., V.S., V.S. dhe L.Rr., dyshohen se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”, thuhet tutje aty.

Sidoqoftë, në Serbi po munohet të paraqitet si aksion politik, ndërkohë që autoritetet kosovare kanë konfirmuar se aksioni u drejtohet shkelësve të ligjit pa dëllim të nacionalitetit./Reporteri.net