×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon aksioni, policia sekuestron pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Shtime

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 18:15

    Policia e Kosovës po vazhdon operacionin për konfiskimin e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

    Një operacion i till është zhvilluar sot në Shtime, ku në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes policia ka gjetur dhe më pas ka konfiskuar 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave të cilat ishin pa dokumentacion, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion”, thuhet në njofitmin e policis.ë

    Në këtë rast bëhet e ditur se janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it.

    Kujtojmë se më 4 janar, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se për shkak të krizës energjetike do të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës.

    Që nga ajo kohë një numër i madh i pajisjeve që prodhojnë kriptovaluta janë konfiskuar në Mitrovicë të Jugut, në komunat veriore të Kosovës, në Deçan dhe disa komuna tjera. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!