×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon dhuna ndaj zyrtarëve policorë: Suharekasi i dehur i bën për spital dy policë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 10:42

    Një person është arrestuar të mërkurën pas orë 22:30, pasi që ka sulmuar fizikisht dy policë të cilët ishin duke kryer detyrën e tyre zyrtare.


    Rastin  e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftim bëhet e ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit kur sulmoi zyrtarët policorë.

    “Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar  për 6 orë.”, thuhet në raport.

    Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!