×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdon mot i paqëndrueshëm, intervale me diell e rrebeshe shiu

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 7:12

    Edhe për ditën e premte parashihet të kemi mot të paqëndrueshëm, me zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e mesditës.

    Lokalisht nuk përjashtohen mundësitë që rrebeshet të shoqërohen edhe me breshër. Temperaturat minimale 13C e 14C, e ato maksimale 20C e 22C.

    E paqëndrueshme mbetet situata meteorologjike edhe përgjatë fundjavës. Orëve të paraditës do të ketë intervale me diell, ndërsa pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

    Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 20C e 22C, njofton Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!