Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dje pas përfundimit të dëshmisë nga Steven Russell, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës. Ai është dëshmitari i mbrojtur Ë03871 i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.
Procesi gjyqësor në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët”, do të përfundojë sot për këtë javë, për të vazhduar të hënën më 26 gusht.
Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.