×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 22-vjeçarja nga Gjilani si pasojë e Covid-19

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 20:20

    Numri i viktimave të moshës së re nga COVID-19 po është në rritje çdo ditë.


    Si pasojë e infektimit me koronavirus, ka humbur jetën edhe një 22 vjeçare nga komuna e Gjilanit.

    G.Sh, nga fshati Livoç i Poshtëm, është e reja që vdiq si pasojë e infektimit me Covid-19.

    Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët e së ndjerës përmes rrjeteve sociale.

    “Te nderuar vendas, me pikellim te thellë ju njoftojmë se ka nderruar jetë ne moshen 22 vjeçare mesa jonë, G.Sh. Ngushellime familjes Sherifi. Ndajme dhimbjen me ju”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 vdekje si pasojë e këtij virusi kurse brenda javës vdiqën mbi 100 qytetarë të infektuar me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!