Ka vdekur një këmbësore e moshës 40-vjeçare, e cila sot është goditur nga një veturë në Ferizaj.
Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Në ora 19:15 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se viktima, e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Veseli.
Ai ka bërë me dije se në stacionin e Policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari i moshës 18-vjeçare.
“Ndërsa në stacionin e policisë në Ferizaj është paraqitur i dyshuari/ drejtuesi i veturës R.M ( M/K) i moshës 18 vjeçar, që ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë të Hetimeve të Aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbatje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.