×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 51-vjeçari që u godit nga vetura

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 15:08

    Të shtunën e 14 shtatorit në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku ku një çiklist ishte përplasur me një veturë.


    Si pasojë e plagëve të marra, 52-vjeçari Sh.K ishte duke u trajtuar në QKUK ku edhe ka ndërruar jetë.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

    “Sot në QKUK ka ndërruar jetë personi i cili është aksidentuar me 14 shtator. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.

    Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit me të cilin ishte aksidentuar çiklisti është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregull. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!