×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy muaj pas djalit, vdes edhe babai i heroit Afrim Zhitia

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 14:53

    Ka ndërruar jetë veprimtari, Osman Zhitia, babai i Heroit, Afrim Zhitia.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Osman Zhitia tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit.

    “Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta”, ka shkruar ai.
    Haradinaj ka ndarë dhembjen me familjen Zhitia, duke e ngushëlluar atë për kalimin në amshim të anëtarit të saj.

    “Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar ai.

    Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Thaçi ka thënë se është pikëlluar pa masë nga vdekja e babit të heroit, Afrim Zhitia.

    “Më pikëlloi pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia. Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ai ishte një burrë i fortë, solidar dhe shumë i respektuar prej të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta familjes Zhitia dhe gjithë të afërmve të tyre”, ka shkruar Thaçi.

    Kujtojmë se para dy muajve, pas një sulmi kardiak, vdiq Sylë Zhitia, vëlla i heroit, Afrim Zhitia./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1882846041839801

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!