×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një paciente e infektuar me COVID-19 në Klinikën e Pulmologjisë

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 17:14

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se ka vdekur një e infektuar me koronavirus nga kjo komunë.


    Lladrovci nuk ka dhënë detaje rreth moshës së viktimës, apo nëse ajo ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese, por vetëm ka thënë se për vdekjen janë njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë.

    “Sot, është një nga ditët më të rënda që prej shfaqjes së pandemisë në komunën tonë. Për fat të keq, nga Klinika e Pulmologjisë në Prishtinë, jemi njoftuar se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19. Ky është rasti i parë që nga fillimi i pandemisë dhe më i rëndi për ne. Familjes Bytyqi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e anëtarës se dashur të familjes”, ka shkruar Lladrovci.
    I pari i Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP’së.
    “Mbani maskat, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, mbroni familjet Tuaja dhe shëndetin publik!”, ka shkruar Lladrovci.

    https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10221042121556738

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!