×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes Faik Ramadani, babai nga Reçaku të cilit ju vranë tre djemtë në luftë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2022 | 8:30

    Ka vdekur Faik Ramadani nga Reçaku, “njeriu i hekurt” – i cili jetoi 24 vite me plagë në shpirt për humbjen e tre djemve në masakrën e Reçakut.

    Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e kanë bërë të ditur familjarët.

    Tashmë i ndjeri, ishte babai i tre djemve Fatmirit Saliut dhe Nexhatit, të cilët ishin vrarë në Reçak me 15 janar 1999.

    Ai ishte edhe personi më i moshuar në fshatin Reçak.

    “Pak orë me parë, ka ndërruar jetë Haxhi Faik Ramadani, me i moshuari i fshatit, i cili dha shumë për çlirimin e vendit 3 djemtë e tij, por ishte shumë i fort, krenar dhe durimtar, Zoti e shpërbleftë me Xhennet! Ishte njeri me vlera të mëdha, ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin për vdekjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!