×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes foshnja dymuajshe në Suharekë, policia hap rast “Vdekje e dyshimtë”

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 23:31
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Në ambulantën në Studençan të Suharekës sot është dërguar pa shenja jete një foshnje rreth dy muajshe.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se familjarët kanë deklaruar se foshnja deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse sipas tyre, ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore.

    “Sot me datë 25.05.2023 rreth orës 16:00 , në ambulantën në Studençan të Suharekës nga familjarët është dërguar një foshnje rreth 2 muajshe, në ambulantë foshnja është dërguar pa shenja jete. Familjarët deklarojnë se fëmija deri në ditët e fundit ka qenë në QKUK në Prishtinë, sepse ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore”, tha ai për Klan Kosova.

    Në lidhje me këtë, policia ka hapur rast si “Vdekje e dyshimtë”.

    “Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive nga vendi i ngjarjes me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim. Nga policia është hapur rast “Vdekje e dyshimtë”, tha tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!