×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes kryeinfermierja e repartit të Klinikës Infektive në QKUK

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 10:32

    Pas një sëmundje të rëndë, sot ka vdekur kryeinfermierja e Klinikës Infektive në QKUK Nerxhivane Konushevci.


    Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve Të Kosovës përmes një njoftimi.

    Ky është postimi i plotë:

    Të dashur Infermierë, Mami dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë

    Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë kryeinfermierja e repartit e Klinikës Infektive Nerxhivane Konushevci (1962).

    Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë̈ kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Konushevci, e cila dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve.

    Me pikëllim të thellë,

    Naser Rrustemaj

    Kryetar, Oda e Infermierëve të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!