×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes mjeku kosovar, punonte si kardiolog në QKUK

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 12:32

    Ka vdekur mjeku kosovar, kardiologu Sami Gjoka.


    Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media vet QKUK.

    “Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore.

    ShSKSUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!