Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar për vdekjen në moshë të re të infermierit, Bujar Vitija.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se i ndjeri ishte punëtor i shquar, i zellshëm dhe me përkushtim shërbeu në Klinikën e Syve, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“I ri dhe plot energji, gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte të tjerë, pa e kursyer veten në asnjë moment. Përkushtimi dhe përkujdesja e tij për pacientët do të mbesin të paharrueshme në kujtimet tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve të tij, për këtë humbje dhe zbrazëti të madhe që la pas”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.