×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK një 32-vjeçare nga Malisheva, ishte shtatzënë

    Reporteri
    24 Korrik 2024 | 13:55

    Një 32-vjeçare ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një aksidenti të rëndë.

    Rastin e ka konfirmuar Naser Syla, shef i Emergjencës, ndërsa ka shtuar se tashmë e ndjera ishte edhe shtatzënë.

    Ai bëri të ditur se ajo ishte sjell në klinik rreth orës 08:30, por kishte vdekur rreth orës 11:30.

    “Pacientja është sjellë tek ne rreth orës 8:30. Për fat të keq lëndimet ishin aq të rënda dhe e njëjta nuk ka arritur të mbijetojë. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë rreth orës 11:30”, tha Syla

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!