×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në QKUK një 74-vjeçar që u rrokullis me traktor

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 19:46

    Një 74-vjeçar nga Vushtrria ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda që mori si pasojë e rrokullisjes me traktor.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Vushtrri, derisa viktima u konstatua i vdekur në QKUK.

    “Rreth orës 17:00 është raportuar se si pasojë e rrokullisjes së traktorit dhe lëndimeve të pësuara ka humbër jetën viktima mashkull 74 vjeç. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK në Prishtinë. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke punuar me traktor”, tha Zahiti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!