Vdes një 48-vjeçar në Burgun e Dubravës

Fotografi ilustruese

Një 48-vjeçar është gjendur sot i vdekur në Burgun e Dubravës.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, derisa arsyet e vdekjes së tij raportohen të jenë shëndetësore, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

“Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

I njëjti ishte burgosur nën akuzat për veprat penale “Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve”.

Njoftimi i plotë:

Në Stacionarin Shëndetësor të QK Dubravë vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 11:30, në Stacionarin Shëndetësor të Qendrës Korrektuese të Dubravës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet E.D, viti i lindjes 1974.

Si pasojë e sëmundjes është kërkuar që i burgosuri të dërgohet në Stacionarin e Burgut të Dubravës, mjeku kujdestar bënë kontrollin mjekësor, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

I njëjti ishte i dënuar për veprat penale; Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve.

SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.