×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Vdes një i burgosur i Dubravës, Shërbimi Korrektues tregon shkakun

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 23:22
    Foto: Ilustrim

    Një i burgosur me inicialet H.M,  i cili po vuante dënimin në Dubravë, ka vdekur sonte në Spitalin e Pejës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të SHKK-së, ai ishte duke e vuajtur dënimin në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.

    “Sipas dosjes mjekësore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës.”, thuhet në njoftim.

    SHKK ka dhënë detaje lidhur me rastin.

    “Rreth orës 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij.”, thuhet tutje në njoftim.

    Njoftim nga SHKK & DSHB

    Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njoftojnë opinionin publik se në orën 19:30, në Spitalin e Pejës, është konstatuar vdekja e të burgosurit, H.M.

    I njëjti ishte i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.

    Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshem të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve!

    Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij.

    Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!