×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i burgosur në spitalin rajonal të Pejës

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 19:22

    Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot rreth orës 15:40 në spitalin rajonal të Pejës ka ndërruar jetë i burgosuri, me inicialet Gj.P, i lindur më 1965.


    “I burgosuri, rreth orës 14:50 është dërguar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë, shkruan Reporteri. net.

    Gjatë vuajtjes së dënimit, i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhë të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë edhe në QKUK .

    “Gj.P akuzohej për Veprën Penale; vrasje e rënd. Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!