×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i dënuar në burgun e Dubravës

    Reporteri
    26 Nëntor 2022 | 10:23

    Një i dënuar ka ndërruar jetë në Burgun e Dubravës.

    Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh, shkruan lajmi.net.

    Policia bën me dije se brenda në hapësirat e Qendrës Korrektuese në Dubravë nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.

    Viktima ka qenë në vuajtje të dënimit.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!