×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një zyrtare e LDK-së, lajmin e jep Anton Quni

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 11:53

    Ka vdekur në moshën 65 vjeçare, aktivistja e LDK-së në Prizren, Xhyle Krasniqi.


    Siç bëhet e ditur, e ndjera Xhyle Krasniqi, ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë me të cilën po përballej një kohë të gjatë.

    LDK dega në Prizren ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistes së tyre të kamotshme, doktoreshës Xhyle Krasniqi.

    ”Xhyla, ishte aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar që nga ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike në Prizren. Do të mbahet mend si një grua e jashtëzakonshme me vlera të larta njerëzore, e dashur dhe punëtore, familjare e përkushtuar, mike dhe kolege e sinqert dhe veprimtare e brumosur me dashuri për atdheun. LDK e Prizrenit ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve mjekë të së ndjerës, farefisit të saj dhe gjithë Prizrenit. Bashkëndjejmë me ju!”, ka thënë Anton Quni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!