×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes personi që u lëndua rëndë në rrahjen tek shkallët e nënkalimit në Prishtinë

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 20:06

    Policia e Kosovës njofton se sot në ora 17:51 ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë, gjegjësisht tek shkallët.


    Bëhet e ditur se një person është dërguar në emergjencë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në atë vend që dyshohet të kenë ardhur nga rrahja dhe si pasojë ka vdekur.

    Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Indeksonline ka thënë se personi është dërguar në emergjencë, por për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

    “Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “B.Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!