×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes veprimtari i LDK-së

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 13:50

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka vdekur veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shukri Abdullahu.


    Osmani ka shkruar në Facebook se Abdullahu ishte aktivist i hershëm i LDK’së.

    “Shukriu ishte aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i angazhuar në organizimin e jetës paralele institucionale në vitet ’90, si dhe në organizimin e mbrojtjes së fshatrave të vijës kufitare me Serbinë, gjatë atyre viteve. Aktivitetin politik Shukriu e vazhdoi edhe pas migrimit në Gjermani”, ka shkruar Osmani.

    Osmani ka bërë të ditur se Abdullahu gjatë veprimtarisë së tij është shquar për kontributin dhe humanizmin.

    “Pas përfundimit të luftës, Shukriu dha kontribut të çmuar në organizimin e jetës institucionale dhe u dallua si humanist në gjithë veprimtarinë e tij. Me vdekjen e tij familja humbi njeriun e dashur e të urtë, ndërsa Prizreni njërin ndër aktivistët e saj më të vyer. Kujtimi për të do të jetë i përhershëm”, thuhet në postimin e Osmanit./Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!