×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdesin tre persona nga Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 15:13

    Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.


    IKSHPK njofton edhe për 514 raste të reja dhe numër rekord të testimeve, gjithsej 1.750.

    Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.

    Ministria e Shëndetësisë referuar situatës së rënduar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, gjatë ditës ka njoftuar për disa masa të reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

    Ndër to përfshihen dhe kufizimi i orarit të punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrat tregtare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!