×
  • Lajme
  • Lajme

    Vehbi Kajtazi i drejtohet sërish Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të infektohen e të vdesin

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 16:19

    Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur sot çështjen e furnizimit të Kosovës me vaksina anti-COVID.


    Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka pyetur ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia se pse nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me vaksina.

    Ai ka thënë se kësisojë Vitia po i lë qytetarët të infektohen e të vdesin.

    “Sikur ulja e numrit të testimeve të ndikonte në uljen e numrit të viktimave. Virusi nuk luftohet me mostestim, por me vaksinim. Pyetja që mbetet pa përgjigje është: pse ministër nuk e ke nënshkru kontratën për vaksina, por po i lë njerëzit edhe me tej të infektohen e të vdesin?”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë që redaktori i ‘Insajderit’, Parim Olluri është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës pas publikimit të një artikulli që thoshte se Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia refuzoi të nënshkruajë një kontratë për furnizimin e vaksinave Pfizer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!