×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu akuzon Bulliqin për zhvatje: Ende pa u ulë në ‘fron’ nisi zbatimin e programit qeverisës korruptiv

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 13:21

    Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka kritikuar kryetarin aktual Shpejtim Bulliqin për zhvatje, nepotizëm dhe punësime partiake.

    Sipas tij, këtij pushteti që u instalua përmes rrugës dhe këtij kryetari abuziv, shpejt u doli boja.

    “Erdhën në pushtet duke proklamuar qeverisje pa korrupsion, pa nepotizëm, pa krime me tenderë e punësime publike. E dinin dhe i njihnin kush janë ata që po premtonin, por ua besuan pushtetin. Mirëpo, shpejt u bindën se e tëra ishte rrenë dhe mashtrim”.

    “Ende pa u ulë në ‘fron’, kreu i mashtruesve të LVV-së në Podujevë, nisi zbatimin e programit qeverisës korruptiv, përmes zhvatjes, nepotizmit dhe punësimeve partiake”.

    “Përveç kësaj, kreu i mashtruesve në Komunën e Podujevës, nisi fushatën e egër të spastrimeve brenda administratës komunale. Strategjia që zbatoi nga dita e parë ishte ajo e frikësimit, presionit dhe kërcënimit në forma të ndryshme të largimit nga vendi i punës”.

    “Diskriminimi vazhdoi përmes ndërrimit të vendeve të punës për punëtorët e administratës, duke i ulë në pozita. Kryetari aksidental e bëri këtë si formë presioni ndaj shërbyesve civilë, që të dorëzohen dhe ta lëshojnë punën. Të gjitha këto i bëri në mënyrë të kundërligjshme. Dëshmi për këtë janë vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, i cili i shpalli të paligjshme vendimet e kryetarit të Komunës”.

    Tutje, Veliu ka shtuar se qeverisjes abuzuese të kryetarit aksidental nuk i rezistuan as bashkëpunëtorët e tij në ekzekutiv, duke u dorëhequr nga pozitat e drejtorëve.

    “Këtij pushteti që u instalua përmes rrugës dhe këtij kryetari abuziv, shpejt u doli boja. Jo që nuk bënë asgjë të mirë për komunën dhe qytetarët e saj, por që nga dita e parë qeverisën me platformën e abuzimit me shërbyesit civilë dhe mashtrimit të qytetarëve. Kryetarit mashtrues dhe abuzues duhet t’i thuhet ndal”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!