×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu shkon në Gjermani në cilësi të kryetarit të LDK-së në Podujevë, takon kryetarin e CDU-së për Velbertin

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 20:39

    Ish-anëtari i Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, ka qëndruar sot në Gjermani, ku thotë se në cilësinë e kryetarit të Degës së LDK-së në Podujevë, është takuar me Burghardt Fülling – kryetar i CDU-së për qytetin e Velbertit, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit.

    Në një postim në Facebook, Veliu ka thënë se gjatë këtij takimi kanë nënshkruar edhe një marrëveshje partneriteti për shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimit në shumë fusha, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Gjatë takimit me z.Fûlling biseduam për format e bashkëpunimit dhe nënshkruam edhe një marrëveshje partneriteti për promovimin e mundësive, shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimit në shumë fusha, në mënyrë që të konsolidohet e thellohet marrëveshja mes dy subjekteve tona politike. U zotuam se do të angazhohemi të krijojmë lidhje dhe takime midis anëtarëve tanë aktivë dhe nënorganizatave dhe t’i mbështesim sa më shumë që të jetë e mundur”, ka shkruar Veliu në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!