×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i PZAP: VV nuk ka të drejtë t’i zëvendësojë Kurtin dhe 4 të tjerët me kandidatë të rinj

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 15:54

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Lëvizjes Vetëvendosjes për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.


    Sipas vendimit të PZAP-it, gjithsej 5 kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje do të mbesin jashtë listës për deputet.

    Ata janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi

    Në vendimin e PZAP thuhet se kandidatët e lartcekur nuk kanë të drejtë të zëvendësohen me kandidatë të tjerë, shkruan Reporteri.net.

    “Kandidatët për deputet të cekur në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!