×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendoset në karantinë fshati në Podujevë prej nga vjen i infektuari me Coronavirus

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 13:01

    Fshati Dumnicë i Podujevës është futur në karantinë që nga mbrëmë, ka konfirmuar kryetari në detyrë i komunës, Nexhmi Rudari.


    “Që nga mbrëmë, me vendim të Qeverisë, Dumnica është futur në karantinë, pasi u konfirmua një rast me koronavirus”, ka thënë Rudari për Express.

    Ai tregon se dje është dezinfektuar lagjja ku ka banuar i prekuri me virusin covid-19 dhe se janë kontrolluar anëtarët e familjes së tij.

    “Ne jemi duke e përcjellë situatën. Ekipët mjekësore kanë kontrolluar familjarët e të prekurti, kemi bërë dezinfektimin e lagjes dhe policia po kontrollon zonën e vendosur në karantinë”, ka thënë Rudari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!