×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vendosni kapele ose shall dhe pini nga 8 gota ujë”, IKSHPK bën thirrje të shmangen lëvizjet jashtë në orarin 10:00 – 17:00

    Reporteri
    27 Qershor 2022 | 12:35

    IKSHPK deklaroi të hënën se temperaturat e larta gjatë verës ndikojnë në organizmin e njeriut, sidomos te të moshuarit. Përmes një komunikate, IKSHPK-ja tha se ekspozimi i gjatë në diell mund të shkaktojë dehidrim, i përcjell me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje e djegie të lëkurës.

    Instituti i ftoi të moshuarit që të mos u ekspozohen rrezeve të diellit gjatë periudhës 10:00-17:00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.

    “Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të hapura. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale”, thuhet ndër pikat që i këshillon IKSHPK-ja.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se kjo javë do të jetë përvëluese, e temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë celsius.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!