×
  • Lajme
  • Lajme

    Verma: Mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 21:47

    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, është deklaruar në rrjetin social ‘‘X’’, se në takimin me presidenten Vjosa Osmani kanë rënë dakord për të krijuar Dialogun Strategjik dypalësh, i cili bëhet ndër tjerash për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve tona ekonomike dhe rritjen e prosperitetit.

    Po ashtu, ai ka thënë se partneriteti mbetet i përkushtuar për avancimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës.

    ”Knaqësi të takohem me Presidenten Vjosa Osmani. Ne ramë dakord të krijojmë një Dialog Strategjik dypalësh për të diskutuar forcimin e marrëdhënieve tona ekonomike, rritjen e prosperitetit, punën së bashku për interesat tona të përbashkëta rajonale dhe globale dhe promovimin e statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik. Partneriteti ynë i qëndrueshëm mbetet i përkushtuar për avancimin e integrimit të plotë euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!