×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Do ta paguajnë të gjithë, edhe ata me kravata, edhe ata me sahata, edhe djali i kryetarit, edhe ai i fshatarit

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 11:55

    Pas akuzave të fundit për përfshirje në grupin e akuzuar për fajde, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mohuar përfshirjen e tij në këtë aferë dhe ka premtuar se do të ndërmirren veprime institucionale kundër këtij grupi kriminal, siç e ka quajtuar ai.


    Veseli ka thënë se drejtësia do të funksionojë për të gjithë pa dallim, qoftë edhe nëse bëhet fjalë për vëllain e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Kjo është një skemë e krimit ët organizuar dhe ju siguroj se kësaj pune do t’i shkohet deri në fund. Në këtë Kuvend kam deklaruar, vëllau im po të jetë i involvuar në krim do t’i shkoj deri në fund. PDK nuk ka asnjë ivolvim me këtë skemë dhe këtë grup të korruptuar”, është shprehur Veseli.

    Veseli ka thënë se ka tendenca për ta devijuar nga rruga në të cillën është nisur, por është shprehur se këto përpjekje do të jenë të kota. Veseli ka thënë se para drejtësisë do të dalin të gjithë pa dallim, edhe ata me sahata, edhe ata me kravata, edhe djali i kryetarit edhe djali i fshatarit.

    “Do të ketë veprime insitucionale dhe jo hakmarrëse të mia ndaj këtij grupi. Nuk mundet kush të më ndalë as të më devijojë nga kjo rrugë në të cilën jam nisur. Unë nuk do të ndalem, nuk kam dalë sot as të flas, as të mbroj dhe as të akuzoj, por ky shtet do të funksionojë, edhe ata me sahata dhe ata me kravata do të përballen para ligjit. Të gjithë jemi të barabartë para drejtësisë edhe djali i kryetarit edhe djali i fshatarit”, është shprehur Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!