×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Do ta pastrojmë Kosovën nga korrupsioni

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 21:53

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka mbajtur tubim me mbështetësit e partisë në Drenas.


    Në Tërtesnik dhe Llapushnik, Veseli ka folur për zhvillimin ekonomik.

    Kryetari i PDK-së tha se korrupsioni ka qenë pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.

    Postimi i plotë i Kadri Veselit:

    Korrupsioni është shndërruar në pengesën kryesore të rrugës së zhvillimit të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe shoqëror të Kosovës duke shkaktuar një pesimizëm kolektiv dhe duke nxitur largimin e rinisë prej vendit.

    Partia Demokratike e Kosovës duke pasur nivel të lartë të vetëdijes politike si dhe të përgjegjësisë shoqërore për fatin e vendit dhe zërin e qytetarëve, ka vendosur që luftën pa kompromis kundër korrupsionit ta shndërrojë në prioritetin kryesor të saj.

    Me mbështetjen e aktivistëve të Tërstenikut dhe Llapushnikut si dhe të dhjetëra mijëra qytetarëve tjerë që na janë bashkuar nga anembanë Kosova, ne do ia dalim ta fitojmë këtë luftë për të ndërtuar një të ardhme të shkëlqyer për Kosovën.

    Shpërndajeni këtë video nëse edhe ju doni pastrimin e Kosovës prej korrupsionit!

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/504404550122491/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!