×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Do të kërkojmë mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Hoti në momentin që i kemi 61 vota

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 9:09

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për qeverinë e re të Kosovës.


    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar qeverinë e shkuar, duke thënë se nga një “Qeveri e Shpresës” ata u shndërruan në një “Qeveri të Dështimit”.

    Veseli, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti do të kolapsojë shumë shpejt.

    “Kjo Qeveri do të kolapsojë shumë shpejt”, tha Veseli në TV Klan Kosova.

    Kreu  i PDK-së po ashtu ka thënë se do të iniciojnë mocion mosbesimi në momentin që t’i kenë votat ndaj Qeverisë Hoti.

    ‘’Do të kërkojmë mocion votëbesimi në momentin që i kemi 61 vota’’, ka thënë ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!