×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli flet për aferën e grupit të fajdeve: Nuk mund të më ndalni në rrugën në të cilën jam nisur

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 10:43

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për akuzat për përfshirjen e tij në rastin e një grupi që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde. Ai ka paralajmëruar dorëheqje në rast se dëshmohet se ai është i përfshirë në këtë aferë, shkruan Reporteri.net.


    Veseli ka thënë se bëhet fjalë për një skemë të krimit të organizuar dhe ka mohuar se partia e tij është e involvuar në këtë grup të organizuar.

    “Kjo është një skemë e krimit ët organizuar dhe ju siguroj se kësaj pune do t’i shkohet deri në fund. Në këtë Kuvend kam deklaruar, vëllau im po të jetë i involvuar në krim do t’i shkoj deri në fund. PDK nuk ka asnjë ivolvim me këtë skemë dhe këtë grup të korruptuar”, është shprehur Veseli.

    Ai ka thënë se  ndaj këtij grupi do të ndërmirren veprime institucionale, por siç është shprehur ai jo hakmarrëse.

    “Do të ketë veprime insitucionale dhe jo hakmarrëse të mia ndaj këtij grupi. Nuk mundet kush të më ndalë as të më devijojë nga kjo rrugë në të cilën jam nisur. Unë nuk do të ndalem, nuk kam dalë sot as të flas, as të mbroj dhe as të akuzoj, por ky shtet do të funksionojë, edhe ata me sahata dhe ata me kravata do të përballen para ligjit. Të gjithë jemi të barabartë para drejtësisë edhe djali i kryetarit edhe djali i fshatarit”, është shprehur Veseli.

    Ai po ashtu për fund ka dhënë edhe një mesazh duke thënë se nuk mund ta ndal askush në rrugën në të cilën është nisur.

    “Kemi të bëjmë me një skemë mashtruese, kriminale, njollosëse dhe dëmtuese të popullit tonë. E kam edhe një mesazh: sa më shumë që të më ngacmojnë aq më shumë kam me ecë i vendosur”, ka përfunduar Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!