×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kujton Hasan Prishtinën: Shembull i politikanit idealist dhe të pakorruptuar

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 11:09

    Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, me një shkrim në Facebook e ka kujtuar 86 vjetorin e vrasjes së atdhetarit Hasan Prishtina.


    Veseli e ka quajtur Hasan Prishtinën njërin ndër ideologët kryesorë të bashkimit kombëtar dhe çlirimit të Kosovës.

    “Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist”, ka shkruar kryetari i PDK’së.

    “E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare”

    Veseli shkrimin e përfundon duke e quajtur Hasan Prishtinën shembull të politikanit të pakorruptuar.

    Ky është shkrimi i tij i plotë:

    86 vjet më parë u vra Hasan Prishtina, njëri ndër ideologët kryesorë të pavarësimit dhe bashkimit kombëtar si dhe të çlirimit të Kosovës. Nuk ka etapë të ndritur të Rilindjes sonë Kombëtare ku ai nuk ka qenë protagonist. E nis karrierën politike si i pasur dhe e ngrysi jetën në kushte modeste, sepse nuk kurseu asgjë për kauzën kombëtare. Me fonde të tij personale bleu armë për kryengritjen e vitit 1912, për të çuar të rinjtë kosovarë në shkollën Normale të Elbasanit e për të financuar shumë veprimtari të tjera patriotike. Prandaj ai është një model për t’u marrë shembull në kohët e sotshme si politikan idealist dhe i pakorruptuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!