×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli nesër kthehet nga SHBA-ja, PDK diskuton hapat e ardhshëm

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 18:45

    Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nesër do të kthehet nga SHBA-ja, ku po qëndron tash e disa ditë, në një vizitë zyrtare.


    Njoftimin e ka dhënë zëvendësi i tij në parti, Enver Hoxhaj, pasi Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale dhe ftoi Presidentin e vendit të shpallë zgjedhje të reja.

    “Me keqardhje e kam marrë lajmin e dorëheqjes së papritur të Kryeministrit Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe asnjë gjykatë nuk mund ta cënojë pastërtinë e saj. Ky është një zhvillim serioz për vendin. Pas kthimit nesër nga SHBA-të të Kryetarit Kadri Veseli, si PDK do t’i diskutojmë hapat e ardhshëm, të cilat do t’i ndërmarrim në pajtim me interesat madhore dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

    Ndryshe, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Ramush Haradinaj, Reporteri.net ka shkruar se zgjidhjet e jashtëzakonshme duket se janë të paevitueshme, edhe pse procedurat kushtetuese parashohin se mund të formohet një qeveri e re, nga e njëjta përbërje e Kuvendit.

    Nga ajo që ka mësuar Reporteri.net, nga burime të afërta me lidershipin politik kosovar, data më e mundshme është 6 tetori, edhe pse nuk përjashtohet edhe java e fundit e muajit shtator. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!