×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Nuk do të ketë më barna të njëjta me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 15:25

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është finalizuar udhëzimi administrativ që vendos për çmimin e barnave.


    Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se kjo do të kursejë për disa miliona euro buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve tanë.

    “Nuk do të ketë më barna të njëjta me çmime të ndryshme nëpër barnatoret e Kosovës. Me një punë të jashtëzakonshme sot u finalizua udhëzimi administrativ që vendos rregull në çmimin e barnave. Ky është një hap tejet i madh në vargun e reformave në shëndetësi. Kjo do të kursejë për disa miliona euro buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve tanë. Ndryshime të tjera rrënjësore do të ndodhin në shëndetësi”, ka shkruar në Facebook, Kadri Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!