×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli paralajmëron dorëheqje nëse dëshmohet përfshirja e tij në grupin e fajdeve

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 10:48

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për akuzat për përfshirjen e tij në rastin e një grupi që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde. 


    Veseli ka thënë se bëhet fjalë për një skemë të krimit të organizuar dhe ka mohuar se partia e tij është e involvuar në këtë grup të organizuar.

    Ai madje ka paralajmëruar dorëheqje në rast se dëshmohet përfshirja e tij në këtë aferë, shkruan Reporteri.net.

    “Pas publikimit te një video disa media ku më është përmendur emri nga krime për fajde mashtrim dhe krime tjera dua të deklarojë se unë nuk kam të bëjë asgjë më këtë rast e as personat kalisk i mashtrimit manipulimit hestuesia dhe drejtësia kanë qenë në informauara me kohë jap dorëheqje nëse jam i përfshirë në këtë rast. Ky është morali im. Kam siguri të plotë, emri im është përmendur gabimisht, pavarësisht se a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë apo politikës, kërkoj të sqarohen disa çështje që kanë të bëjnë edhe me funksiononim e organeve të drejtësisë. Si është e mundur që për këtë rast ka pasur fakte nga vitit 2013 e të merren veprime me 6 vjet vonesë. Kush janë ata persona që e kanë mbuluar këtë rast për 6 vjet, kush janë ata që mbuluan këtë rast. Pse këto incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo prokurorisë për kaq shumë vjet. Njerëzit që shihen në video nuk i njoh. Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, krimin e bërë dhe të fshehur”, ka thënë Veseli, në një konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!