×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli për lirimin e bashkëpartiakëve nga detyra: Jam i vendosur, s’do të ndalem për asgjë dhe para askujt

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 21:30

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ndërsa ka folur për vendimin e marrë për lirimin nga detyra të bashkëpartiakëve që kanë aktakuza, ka thënë se nuk do të ndalet dhe kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund.


    Ai ka thënë se e ka pritur këtë moment dhe nuk është vendim që e ka marrë befasisht.

    “Jam shumë i vetëdijshëm dhe jam shumë i vendosur dhe do t’i shkoj deri në fund. S’ka rrugë tjetër, s’ka opsion tjetër. Nuk e kam ndërmend të ndalem për asgjë dhe para askujt.
    Do të ecim me një vizion të qartë, lufta kundër korrupsionit do jetë e pamëshirshme”, ka deklaruar Veseli në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se vendimi i tij nuk ka të bëjë veç me njerëzit e PDK-së që janë në qeveri por me gjithë zyrtarët e PDK-së.

    “Asnjë zyrtarë i PDK-së nuk ka me u kandidu, nuk ka me u votu as i PDK-së as i parnterëve të koalicionit që kanë aktakuza. Nuk më intereson cila është vështirësia. E lehtë nuk do të jetë. S’ka me pas veç fjalë, por veprime konkrete, s’ka opsion tjetër, s’ka alternativë tjetër”, ka deklaruar Veseli.

    Ai ka thënë se në momentin që bashkëpartiakët e tij shpallen të lirë do t’i mirëpret në parti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!