×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli për rastin e 200 mijë eurove: Krimi është fshehur në sirtar nga Policia e Prokuroria

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 10:56

    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për akuzat për përfshirjen e tij në rastin e një grupi që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde. Ai ka paralajmëruar dorëheqje në rast se dëshmohet se ai është i përfshirë në këtë aferë, shkruan Reporteri.net.


    Në një konferencë të jashtëzakonshme për media ai ka akuzuar organet kompetente të cilat nuk  e kanë trejtuar me kohë këtë rast.

    “Pse këto incizime kanë qenë në sirtar të Policisë apo Prokurorisë dhe nuk janë trajtuar me kohë. Njerëzit që shihen në video, nuk i njoh dhe nuk kam asnjë lidhje me ta. Video shpërfaq krimin në mënyrë të hapur për secilin qytetar e lëre më për institucionet e drejtësisë. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, krimin e bërë dhe krimin e fshehur. Ju siguroj se kësaj pune do t’i shkohet deri në fund”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.

    Ai ka thënë se  ndaj këtij grupi do të ndërmirren veprime institucionale, por siç është shprehur ai jo hakmarrëse.

    “Do të ketë veprime insitucionale dhe jo hakmarrëse të mia ndaj këtij grupi. Nuk mundet kush të më ndalë as të më devijojë nga kjo rrugë në të cilën jam nisur. Unë nuk do të ndalem, nuk kam dalë sot as të flas, as të mbroj dhe as të akuzoj, por ky shtet do të funksionojë, edhe ata me sahata dhe ata me kravata do të përbvallen para ligjit. Të gjithë jemi të barabartë para drejtësisë edhe djali i kryetarit edhe djali i fshatarit”, është shprehur Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!