×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli përfundon vizitën tek babai i tij, përcillet me thirrje ‘UÇK, UÇK – Kadria, Kadria’

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 12:27

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata e Hagës ku po mbahet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.


    Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e EULEX-it, Veseli sot sërish ka vizituar spitalin e Mitrovicës ‘Dr.Sami Haxhibeqiri’ ku po qëndron i shtrirë babai i tij, shkruan Reporteri.net.

    Duke dalë nga spitali, ai u përcoll me thirrje “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria”.

     

    Ndryshe, Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se ish-kreu i PDK-së u lirua për një vizitë tri-ditore në Kosovë.

    Pas tri ditësh, Veseli do të rikthehet përsëri në Hagë.

    EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

    Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara ka konfirmuar për Reporterin se Veseli është liruar për arsye familjare, por ka thënë se ai mbetet në paraburgim.

    “Për arsye personale Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka udhëzuar zyrën e regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestare për [Kadri Veselin] në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuar në këtë vizitë”, ka deklaruar Griep për Reporteri.net.

    Ndryshe, gjendja shëndetësore e babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, është e rëndë, kanë bërë të ditur nga Spitali i Mitrovicës.Ai po trajtohet në Repartin e Neurologjisë në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!