×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Qeveria në ikje po e rrezikon sovranitetin e veriut të Kosovës, duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 15:26

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se zhvillimet e fundit në veri kanë cenuar rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës.


    Në konferencë media Veseli tha se akti i djeshëm i Serbisë, e cila shtriu gjendjen e saj të jashtëzakonshme në pjesë të Kosovës, duke futur me direktiva të Beogradit në karantinë dhe ndarë nga pjesa tjetër e vendit, dy komunat e Republikës se Kosovës, Mitrovicën e Veriut dhe Zveçanin, është cenim i rëndë i sovranitetit.

    Ai shtoi  se qeveria në ikje, përveç heshtjes ndaj kësaj situate, ka lënë veriun e vendit dhe tërë qytetaret shqiptarë dhe komuniteteve të tjera jo-serbe, në dorë të një shteti që as nuk i do dhe as nuk i mbron.

    Veseli tha se muaj më parë në Kuvendin e Kosovës kishte paralajmëruar rrezikun që ky kryeministër do ta kthej Serbinë në Kosovë.

    “Për javë të tëra kjo qeverie në ikje nuk ka reaguar ndaj vendosjes në veri të Kosovës të orës policore të imponuar nga Beogradi.
    Përveç heshtjes ndaj kësaj situatë, kjo qeveri ka lënë veriun e vendit dhe tërë qytetaret tanë, shqiptare dhe komuniteteve të tjera jo-serbe, në dorë të një shteti qe as nuk i do dhe as nuk i mbron. Por ajo që e bën më alarmante këtë situatë është fakti që kjo qeveri edhe ka aprovuar, me marrëveshje të fshehtë, futjen e qindra zyrtarëve të shtetit serb, ku jo të gjithë janë personel shëndetësor”, është shprehur Veseli.

    Sipas Veseli  qeveria në largim është duke bërë aktin më të rëndë të dorëzim-kapitullimit të një pjese të territorit tonë.

    “Ky kryeministër i shkarkuar, nuk duhet të lejohet që të vazhdojë me këto gabime të rënda të njëpasnjëshme. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që të marrin masa urgjente për ta rikthyer sovranitetin në veri”, ka thënë ai.

    Veseli po ashtu ka shtuar se duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë.

    “Po ashtu, pa humbur kohë, kjo situatë e rrezikshme kërkon medoemos mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për ta trajtuar këtë situatë me maksimumin e seriozitetit. Në Kuvendin e Kosovës kam paralajmëruar rrezikun që ky kryeministër do ta kthej Serbinë në Kosovë.

    Kjo gjë po rrezikon të ndodh më shpejt sesa mund ta kisha menduar. Por le ta dijë, ai dhe gjithë të tjerët, Serbia nuk do të kthehet më kurrë në Kosovë”, është shprehur Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!